Pas një ecurie të gjatë, tashmë është zyrtare. Cristian Giuntoli është drejtori i ri sportiv i Juventusit. Pikërisht një javë pas ndarjes me Napolin, 51-vjeçari toskan i bashkohet ekipit drejtues të bardhezinjve duke nënshkruar një kontratë pesëvjeçare.
Më 4 korrik, Giuntoli ishte kontaktuar zyrtarisht nga drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”. Në karrierën e tij, Giuntoli ka punuar me Spezia, Carpoi dhe Napolin, me të cilin bëri një merkato të jashtëzakonshme duke i sjellë edhe Scudetton sezonin e kaluar.
Detyra e tij e parë me juventusin do të jetë javën e ardhshme, ku i cili do të takohet me Allegrin dhe do të flasin rreth merkatos së bashku, për të konkretizuar largimet dhe afrimet e mundshme.