Wilfried Zaha do të vazhdojë karrierën në Turqi. Goleadori i Crystal Palace, që provoi të vishte edhe fanellën e Manchester United, është lojtar i lirë prej 30 qershorit.
Gjatë kësaj periudhe është folur shumë për të ardhmen e tij. Lazio dhe Roma ishin dy opsione për në Serie A, por nuk pati bisedime zyrtare mes palëve. Ofertat nga Arabia nuk munguan, ndërkohë që sulmuesi i Bregut të Fildishtë zhvilloi negociatat me Fenerbahcen. Por pa arritur të gjente gjuhën e përbashkët.
Gjithsesi, e ardhmja e Zaha është Turqia. Me anë të një komunikate zyrtare, kampionët e Galatasarayt kanë njoftuar afrimin e sulmuesit të djathtë.
Zaha, i cili ka veshur fanellat e dy Kombëtareve (Angli, Bregu i Fildishtë) do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me klubin nga Stambolli. Dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në grupet e Champions League.