Juventusi nuk është më një nga “tre rebelët” e Europës dhe duket se i është bindur UEFA-s. Me një njoftim për shtyp në faqen zyrtare, klubi i Juventusit bëri të ditur se kishte filluar procedurën për daljen nga “Projekti Superliga”, por duke specifikuar gjithashtu se “tërheqja ka sjellë efektet e saj, me pëlqimin paraprak të Real Madrid, FC Barcelona dhe klubeve e tjera të përfshira”.
“Pas njoftimit për shtyp të datës 6 qershor 2023, me të cilin Juventusi njoftoi se kishte filluar një diskutim me Real Madridin dhe Barcelona (klubet që nuk kishin shpallur synimin e tyre për t’u larguar nga projekti i Superligës deri atëherë) në lidhje me vendimin e propozuar nga Juventusi për të dalë nga Projekti i Superligës, bëhet e ditur: Pas këtyre diskutimeve Juventus konfirmon se ka nisur procedurën e daljes nga projekti i sipërpërmendur, duke kujtuar se, në zbatim të dispozitave kontraktuale në fuqi, me pëlqimin e Realit dhe Barcelonës por edhe të klubeve të tjera”, njoftojnë mes të tjerash bardhezinjtë.
Kujtojmë se bardhezinjtë presin një dënim nga UEFA pas bilanceve tatimore jo të rregullta, teksa kërkojnë një marrëveshje që do i nxirrte ata jashtë Conference League sezonin që vjen, për t’u mbyllur me kaq historia e dënimit.