Barcelona ka blerë një talent të futbollit gjerman. Noah Darvich është vetëm 16 vjeç, aktivizohet si mesfushor i avancuar dhe është pjesë e Freiburgut prej moshës 11-vjeçare.

Klubi gjerman ka shitur 2.5 mln euro kartonin e Darvich te kampionët e Spanjës. Që falë insistimit të portugezit Deco, një nga skautët e Barçës, fituan garën me disa klube të njohura në lidhje me adoleshentin.

I cili numëron 16 ndeshje dhe 5 gola me Gjermaninë U17, skuadër të cilën e udhëhoqi si kapiten drejt fitimit të Euro U17 në Hungari gjatë muajit maj.

Lojtari do të jetë pjesë e Barça Athletic për të vijuar procesin e tij të rritjes. Darvich ka firmosur kontratë 3-vjeçare me klubin katalanas pasi kaloi me sukses kontrollet mjekësore.

Barcelona i ka vendosur një klauzolë shitjeje 1 miliard euro. Darvich është një futbollist kreativ, me një teknikë të admirueshme, pasime të saktë, shpejtësi dhe aftësi të mira dribluese.