Në premierën e Serisë A, Milan dhuroi një spektakël të bukur duke fituar me shifrat 0-2 në transfertë ndaj Bolognas. Golat u shënuan nga Olivier Giroud dhe Chiristian Pulisic.
Pikërisht lojtarët e mbërritur në këtë merkato ishin autorë të një paraqitje pozitive kur përveç amerikanit që gjeti rrugën e rrjetës, spikatën edhe Tijjani Reijnders me Ruben Loftus-Cheek.
Të shtunën në mbrëmje, Milani do të tentojë suksesin e dytë radhazi teksa të besuarit e trajnerit Stefano Pioli presin në San Siro, Torinon. Statistikat flasin të gjitha në favor të kuqezinjve teksa Milan regjistron një ecuri prej 27 ndeshjesh shtëpiake pa humbur ndaj ekipit torinez, të ndara në 19 fitore për Milanin dhe tetë barazime.
Në këto ndeshje, golavarazhi është sigurisht në favor të Milanit që ia ka dalë të realizojë 43 gola dhe ka pësuar vetëm tetë. Ndërkohë, për të gjetur fitoren e fundit të Torinos në San Siro duhet të kthehemi 40 vite pas, egzaktësisht në mars të vitit 1985, ndeshje e cila përfundonte 0-1 me gol të Walter Schachner.