Luiz Rubiales nuk ka ndërmend të largohet nga drtejtimi i Federatës Spanjolle të Futbollit dhe vetë presidenti e ka pranuar diçka të tillë ditën e sotme. Rubiales që ra pre e sulmeve dhe kritikave pas puthjes në buzë me futbollisten Xheni Hermozo pas Botërorit, u shpreh se ishte një moment emocionesh dhe se nuk ka bërë asgjë të gabuar.
“A ishte aq serioze sa të largohem? Unë nuk do të jap dorëheqjen. Duhet të ketë një ligj që dikush të largohet nga një vend. A mjafton një puthje konsensuale për të më larguar? Shpresoj që ligji të respektohet.
Ishte një puthje konsensuale, e cila u pranua. Kushdo që e sheh videon do të kuptojë se para miliona njerëzve në televizion, para gjithë njerëzve që ishin aty, dëshira që mund të kisha në atë puthje ishte e njëjtë me atë që mund të kisha duke puthur një nga vajzat e mia. Këtë e kupton kushdo, madje edhe ata që janë në media. Feminizmi i rremë është një plagë”, u shpreh Rubiales.