Një aksident ka ndodhur në Gjirokastër ku janë lënduar dy persona. Automjeti drejtohej nga një 17-vjeçar pa targa dhe pa leje drejtimi. Gjatë lëvizjes, 17-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit që ka dalë nga rruga, dhe si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i këtij automjeti dhe pasagjeri në të, një 16-vjeçar. Të dy të dëmtuarit, pasi kanë marrë asistencën mjekësore, janë larguar në banesa. Ndaj tij nisi hetimi në gjendje të lirë.
Home Lajme Aktualitet Adoleshenti drejtonte mjetin pa patentë në Gjirokastër, humb kontrollin dhe plagoset bashkë...










