Përforcimi më i fundit në merkaton e Milanit mban emrin e Marco Pellegrinos.
Mbrojtësi mbërrin në Milano nga Argjentina, aty ku aktivizohej me skuadrën e Platense. 21-vjeçari i kushtoi arkave të kuqezinjve 3.5 milionë euro ndërsa në intervistën e parë si lojtar i Milanit, zbulon më shumë detaje rreth personalitetit të tij në fushë. Pellegrino thekson se idhulli i tij është Sergio Ramos, por frymëzohet edhe nga Romero i Tottenham.

“Për mua është një ëndërr të jem pjesë e Milanit, do të jap gjithnjë maksimumin në fushë. zgjodha fanellën me numrin 31 sepse me këtë numër kam shënuar golin e parë. Unë jam një mbrojtës agresiv, i shpejtë dhe shumë i përqëndruar.

Idhulli im është Sergio Ramos, por frymëzohem gjithashtu edhe nga Romero. Kur mësova për interesin e Milanit, i tregova familjes dhe u emocionuam të gjithë. Shpresoj të përshtatem shpejtë edhe me jetën jashtë fushës, kam edhe ndihmën e prindërve për këtë. Janë gjithmone me mua dhe së bashku do të mësojmë Milanon”, u shpreh Pellegrino.