Një tjetër aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Burrel-Skuraj, me pasojë dy të plagosur rëndë.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Vablini” ku makina ka dalë disa metra nga rruga deri në afërsi të liqenit të Shkopetit.
Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Laçit të cilët po marrin ndihmë mjekësore ku dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë mendohet se shkak i aksidentit është lagështira në rrugë si pasoje e reshjeve të shiut. Ndërkohë dy aksidente të tjera kanë ndodhur mëngjesin e kësaj të diele, një në Korçë dhe një në Fier.