Zbardhet dosja e aksidentit tek diga e Liqenit Artificial. Shoferi i arrestuar, Eldi Allushi s’ka qenë fare në makinë.

Ajo drejtohej nga Emiliano Nina, kushëriri i Ervis Martinajt dhe pasagjer ishte Jurgen Allushi, kushëriri i Eldi Allushit.

Eldi Allushi: Si tregova policisë se s’doja ti bëja keq Emilianos. Ai ma kërkoi makinën dy herë për të marre një shoqe dhe unë ja dhashë.

Jurgen Allushi: Unë kisha pire një bidon ujë dhe Emiljano 3 birra kur ndodhi aksidenti.

Eldi Allushi: Emiliano pasi erdhi nga aksidenti fjeti gjumë, mua s’më tregoi. Më mori në telefon një oficer policie dhe i thashë qe do paraqitem vetë në polici.

Për 5 ore nuk u paraqita në polici pasi kisha frikë, automjetin ma bëri dhuratë xhaxhai im disa kohë më parë.

Hetuesve në telefon Eldi Allushi u ka thënë se s’ka konsumuar alkool por një cigare hashash pasi ishte në shoqërinë e një femre.

Ky deklarim ka rezultuar alibi per te fshehur te vërtetën e aksidentit, masa nesër ne gjykate ku prokuroria ka kërkuar arrest me burg për kryerje te veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës.