Tashmë në horizont duket Udineze, sfidantja e parë e Juves në një kampionat ku titulli duket si shpëtimi i vetëm. Analizën e fazës përgatitore e ka servirur Masimiliano Alegri me disa deklarata pas barazimit të së shtunës me Atalantën.
LOJA – “Po punojmë për të rritur cilësinë falë dëshirës dhe gatishmërisë së secilit. Ndaj Atalantës luajtëm mirë, por vura re edhe pak lodhje. Në sytë e mi ishte një stërvitje e mirë. Sidoqoftë, djemtë kanë dëshirë dhe jemi të qetë për sezonin e ri”.
SEZONI I RI – “Pa Europë do të jetë një sezon i çuditshëm për mua që kam 13-14 vite që luaj çdo tri ditë. Megjithatë është edhe një mundësi për të punuar e për t’u rritur të gjithë së bashku. Është ende herët për të dhënë se do të kemi avantazhe nga kjo situatë, ndaj pres që t’i marrim ndeshjet me radhë e të bëjmë të pamundurën”.
KANTIER – “Me pak vështirësi të ketë ende ndryshime, megjithatë jam shumë i kënaqur me organikën aktuale. Mbeten edhe dy javë për merkaton e gjithçka mund të ndodhë. Kemi një grup cilësorë që mund të rritet edhe më shumë. Krahasuar me vitin e kaluar do të bëjmë disa hapa përpara. Jam i bindur”.
KIEZA – “Sivjet Federiko ka qenë pozitiv që në ditën e parë të grumbullimit. Në mendje e vrapime ishte ndryshe, prandaj mund të them se jam i kënaqur. Por më pëlqejnë edhe të tjerët që nga Milik e Vlahoviç e deri te Jildizi”. NGA 1 NË 10 – “Jam i kënaqur shumë, por nuk e ndaj dot në nota. Sigurisht djemtë kanë shfaqur lojë të bukur, por ndonjëherë mund të presim pak para se të shfaqemi agresivë. Kam besim që ndaj Udinezes do të jemi gati”.