Atalanta bllokon Duvan Zapatën. Sulmuesi kolumbian ishte vetëm një hap larg transferimit te Roma e Jose Mourinhos, por në fund bergamaskët kanë vendosur të mos e shesin.
Pas ditësh të tëra negociata, Atalanta ka vendosur të tërhiqet dhe të mbajë në Bergamo sulmuesin kolumbian, teksa shkak është bërë padyshim dëmtimi i blerjes së verës El Bilall Toure, i cili do të mungojë disa javë.
Në këto kushte, drejtuesit e Romës do të duhet të mendojnë për një tjetër objektiv për sulmin, pasi momentalisht Mourinho ka në dispozicion vetëm Bellottin, duke qenë se Abraham është dëmtuar dhe do të mungojë disa muaj. Emri që mbetet në listën e shënimeve të drejtuesve të Romës është padyshim ai i belgut Romelu Lukaku, megjithatë në aspektin e ekonomik duket e vështirë që të arrihet një marrëveshje.
Kjo pasi Lukaku përfiton një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon, të cilën Roma nuk ia garanton dot, ndërsa Chelsea nuk ka ndërmend ta lërë të lirë për më pak se 40 milionë euro. Alternativa ende për t’u marrë në konsideratë janë ato të sulmuesit spanjoll Alvaro Morata dhe atij iranian Taremi, që është drejt largimit nga Porto.