Sasuolo ka një takim të vështirë në javën e dytë të Serisë A italiane kundër kampionëve të Napolit. Për Sasuolon, pritet që nga minuta e parë ta nisë takimin mesfushori Domeniko Berardi i cili do të jetë titullar në këtë takim.
Mediat italiane e bëjnë fakt të kryer diçka të tillë duke qenë se fantazisti është provuar gjatë gjithë javës për të qenë pjesë e skuadrës që nga fillimi. Një “dorë” Bajramit, ia ka dhënë edhe mungesa e Domeniko Berardit, i cili është përjashtuar nga skuadra për shkak të merkatos, duke qenë se lojtari kërkon të transferohet te Juventusi.
Kjo dëshirë e Berardit ka bërë që të mungojë në disa stërvitje dhe vetë trajneri Dionisi nuk e ka grumbulluar në mënyrë që lojtari të jetë i përqendruar në merkato.