Grupi mercenar i Wagner po “përfiton” nga paqëndrueshmëria në Nigeri, sipas një deklaratë të sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken. Vendi është qeverisur nga junta pas rrëzimit të presidentit Mohamed Bazoum gati dy javë më pare. Ka pasur sugjerime që krerët e grushtit të shtetit kanë kërkuar ndihmë nga Ëagner, i cili ka forca në Mali. Blinken tha se ai nuk mendonte se Rusia ose Wagner nxitën grushtin e shtetit.
“Unë mendoj se ajo që ndodhi dhe ajo që vazhdon të ndodhë në Nigeri nuk u nxit nga Rusia apo nga Wagner, por ata u përpoqën të përfitonin prej saj. “Çdo vend i vetëm ku ky grup Wagner ka shkuar, vdekja, shkatërrimi dhe shfrytëzimi kanë pasuar,” tha Blinken.