Premier League në Angli është në javën e parë për sezonin e ri. Kjo e dielë sportive ka filluar me barazimin 2-2 mes Brentford dhe Tottenham. Në Londër, të dyja skuadrat kanë mbyllur llogaritë pas vetëm 45 minutave të para, ku u shënuan të katër golat. Në 17:30 në “Stamford Bridge” filloi dueli mes Chelsea dhe Liverpool.
Në ‘Brentford Community Stadium’ në Londër, vendasit e Brentford barazuan 2-2 kundër Tottenham. Për javën e parë të Premier League, nuk munguan golat, me rrjetën që u tund katër herë qysh në pjesën e parë. Gjithçka u hap në minutën e 11 nga Spurs, me Romero që përfitoi pas asistit të Maddison.
Brentford më pas përmbysi gjithçka me Mbuemo dhe Uissa në minutat 26-të dhe 36-të. Kur dukej se pjesa e parë do mbyllej me këtë rezultat, ishte Emerson Royal që vendosi ekuilibrat për 2-2 në të 45+4 minutë, sërish me asistin e Maddison.
Pjesa e dytë ishte me raste, por skuadrat nuk mundën të gjenin rrugën e rrjetës. Për javën e parë të kampionatit, të dyja skuadrat ndanë nga një pikë, me Brentford që kishte në stol Thomas Strakoshën, portierin e Kombëtares.