Në një intervistë për Ora News, drejtori i arkivave, Ardit Bido u shpreh se nuk ekziston një çështje himarione dhe se e gjithë situata atje është anormale. Ai tha protestuesit atje kërkojnë që të shantazhojnë shtetin shqiptar dhe të lirohet pa kushte Fredi Beleri, gjë që mund të bëjë vetëm drejtësia jonë.

Bido: Nuk ekziston një çështje himarione. Është një situatë e cila është anormale. Ajo është një bashki me shumicë shqiptare dhe është e padiskutueshme edhe në realitetin e përbërjes në fshatra në atë zonë. Kemi një tentativë të Greqisë këto 30 vitet e fundit që të ndikojë qysh me vizat, pensionet apo dokumente për të prodhuar realitete që nuk ekzistojnë. Ne kishim një palë zgjedhje dhe ku fitoi një kandidat i një grupimi me tendenca dhe qëllime jo normale. Edhe në protestë e pamë se kishte shumë pak njerëz.

Beleri nga burgu: Thuaji “Ramës kryeministër” të më lejojë të betohem! Ngritja e flamurit grek, kusht që Shqipëria të njihej nga OKB

Ata kërkojnë që të shantazhojnë shtetin shqiptar dhe të lirohet pa kushte Beleri, gjë që mund të bëjë vetëm drejtësia. Pjesëmarrja ishte një teatër absurd. Pashë atje edhe një ish ministër drejtësie dhe përfaqësues të lartë. Pse nuk shkojnë edhe në Igumenicë për të drejtat e shqiptarëve atje. Ose të shkojnë në Tuz dhe Ulqin dhe ta bëjnë një gjë të tillë atje. Vijnë këtu dhe protestojnë për një çështje që i përket drejtësisë sonë.