Chelsea “blindon” një nga “xhevahirët” e dalë nga akademia e “Bluve të Londrës” teksa bëjnë zyrtare marrëveshjen për rinovimin e kontratës së Levi Colwill.
20-vjeçari që është pjesë e Chelseat prej vitit 2011, me rinovimin e kontratës pritet të qëndrojë në Londër deri në qershorin e vitit 2029.
Sezonin e fundit, mbrojtësi u aktivizua te Brighton në formën e huazimit, por tashmë do të jetë pjesë fikse e organikës së trajnerit Mauricio Pochetino.
Në fjalët e tij të para pas rinovimit me Chelsean, Colwill u shpreh se ishte pikërisht tekniku argjentinas që i dhuroi shumë garanci për të ardhmen ndaj edhe vendosi të qëndrojë në Londër.
“Ishte një vendim shumë i lehtë për mua që të rinovoja me Chelsean. Unë jam më suar që gjithë jetën time t’i përkas këtij klubi.
Trajneri Pochetino më dhuroi sigurinë që unë dëshiroj, kam nevojë të ndjej besimin e stafit teknik. Pochetino foli personalisht me mua, dhe ishte një diskutim jo vetëm si një trajner me lojtarin, por edhe për shumë aspekte personale”, u shpreh Colwill, i cili ndër të tjera vjen nga një sukses i madh si ai me Anglinë në Europianin e U21-shit.