Me mbarimin e verës, Çiljeta Xhilaga ka vendosur të bëjë një ndryshim në pamjen e saj. Këngëtaren prej vitesh e kemi parë bjonde, por tani ka vendosur të kthehet në brune.

Çiljeta i ka habitur ndjekësit duke u shfaqur me pamjen e re në InstaStory, me flokë brune dhe të prera shkurt.

Duhet thënë se çdo ngjyrë Çiljetës i shkon pasi këngëtaren e kemi parë të bëjë shumë eksperiemente me flokët që nga ngjyra e kuqe, e zezë, bjonde e deri te flokët e gjata e të shkurtra.