Partizani do të luaj ditën e enjte do të zhvillojë ndeshjen e kthimit të raundit të tretë të Conference League përballë Valmeiras, kampiones së Letonisë.
Një javë më parë kampionët e vendit fituan në transfertë me shifrat 1-2 dhe janë pranë kualifikimit për më tej, tashmë nën drejtimin e kroatit Zoran Zekiç. Por Partizani e mbylli sezonin e shkuar si kampion nën drejtimin e një tjetër trajneri Giovani Colela, i cili u largua pa shumë zhurmë nga ai post pa provuar shijen e kupave të Europës.
Trajneri me origjinë nga Salernmo ishte i pranishëm në stadiumin “Paolo Maza” dy ditë më parë për të ndjekur ndeshjen miqësore të luksit mes Egnatias dhe Interit. Për Top Channel ai preferoi më tepër të fliste për këtë ndeshje se sa sukseset e ish-skuadrës së tij, Partizanit. “Ishte një ndeshje shumë e mirë dhe rezistuan dinjitoz përballë një kundërshtari të tillë, komplimente për djemtë dhe trajnerin e Egnatias. Nuk di asgjë se çfarë ka ndodhur tek Partizani, kjo mes Egnatias dhe Interit është ndeshja e parë që shoh për këtë sezon.”– tha Giovanni Colella / ish-trajner i Partizanit.
Përpara kësaj ishte Partizani që kishte një ndeshje luksi miqësore me Romën në Tiranë, as atë nuk e patë?
“Nuk e pash as ndeshjen që luajti me Romën se nuk dija as ku ta shihja. Nuk kam parë asnjë ndeshje ende, me përjashtim të ndonjë pamjeje filmike. Preferoj ti shoh ndeshjet më shumë drejtpërdrejtë se sa në tv.“- tha Giovani Colella / ish-trajner i Partizanit.
Colella përpara se të drejtonte Partizanin dy vite më parë, në vitin 2020 kishte drejtuar edhe Apolloninë e Fierit, a do të ketë për të një rikthim në Shqipëri?
“Nuk e di, për momentin jam duke vlerësuar disa oferta që kam, por po i shoh me qetësi. Mund të përsëris vetëm edhe një herë se kjo Egnatia ishte një kuadër shumë e mirë dhe për mua do të jetë në garë për titullin.”- tha Giovani Colella/ ish-trajner i Partizanit.