Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënimi më i madh për paqen në Kosovë.
Deklaratën, Daçiç e dha para panelit “Ballkani Perëndimor: Gjithçka ndryshon por gjithçka mbetet e njëjtë?”, në Forumin Strategjik të Bled-it në Slloveni, shkruan Euronews Serbia.
Duke komentuar deklaratën e Kurtit se Prishtina muajt e fundit ka punuar për shtensionimin e konfliktit, Daçiç theksoi se përshkallëzimi po bëhet gjithnjë e më i madh.
“Çdo gjë që kanë bërë, kanë punuar në përshkallëzimin e mëtejshëm”, tha shefi i diplomacisë serbe.