Pamjet nga sherri mes dy grupeve të të rinjve në Kavajë, kanë zbuluar detaje të reja nga ngjarja e mbrëmjes së shkuar, ku disa të rinj, pjesë të dy grupeve, u goditën me shkopa bejsbolli dhe me tulla.

Siç shihet edhe nga pamjet, disa të rinj, sulmojnë fillimisht një person brenda një makine dhe më vonë, kur ata largohen një person tjetër u kthehet për t’i goditur.

Në momentin kur ka ndodhur ngjarja kanë qenë në lokal dhe persona të tjerë kanë ndërhyrë për të shuar sherrin.

Por duket se nuk ka përfunduar në lokal pasi disa orë më vonë janë konfliktuar sërish dhe 49-vjeçari i kanë goditur edhe makinën.

Shkak i sherrit në Kavajë është bërë një borxh prej 25 mijë euro. Danjel Habibi i ka pasur borxh 25 mijë euro 49-vjeçarit Zenel Lushkja.

Një shifër e majme prej 25 mijë eurosh mendohet të ketë qenë shkaku i një sherri në Kavajë ku ka mbetur i plagosur 49-vjeçari Zenel Lushkja. Daniel Habibi i kishte borxh 49-vjeçarit ç’ka ka shkaktuar fillimisht një zënkë mes tyre me fjalë e më pas me grushte ndërsa kanë ndërhyrë edhe persona të tjerë për t’i ndarë. Daniel Habibi në bashkëpunim me një tjetër kanë dëmtuar edhe mjetin e 49-vjeçarit.

Si pasojë e konfliktit ka mbetur i plagosur Zenel Lushkja i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Kavajës, jashtë rrezikut për jetën.