Presidenti Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas darkës informale me kryeministrin grek në Athinë, ku ka zbardhur bisedën me Mitrsotakisin.

Vuçiç deklaron se kryeministri grek i ka siguruar atij se nuk Greqia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, ndërsa vetë ai i ka treguar Mitsotakis se ‘përplasja’ me Albin Kurtin lidhjet për çështjen e integritetit territorial.

“I thash që, kur bëhet fjalë për çështjen e integritetit territorial, Serbia, ndryshe nga të tjerët është e sinqertë dhe e përkrah sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ishte një bisedë e sinqertë, miqësore dhe shpresoj që ne do t’ia dalim të vazhdojmë zhvillimin e bashkëpunimit me një shtet që kurrë nuk i ka bërë diçka të keqe Serbisë.

Unë gjithashtu besoj se nuk do të ketë ndryshime të qëndrimit të Ukrainës kur bëhet fjalë për integritetin territorial të Serbisë.  Besoj se sot do të kemi një bashkëbisedim të mirë me Kyriakos Mitsotakis. Ai gjithashtu më tha mbrëmë, unë mund ta konfirmojë menjëherë se nuk do të ketë ndryshim të qëndrimit të Greqisë në lidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka deklaruar Vuçiç.