As parku arkeologjik i Apolonisë nuk i ka shpëtuar trendit të kësaj vere të shtimit të turistëve. Shumica janë gjermanë, francezë, italianë ndërkohë që vihet re si trend një shtim i turistëve spanjollë. Krahasuar me vitin e kaluar ka një rritje prej 75% te numrit te vizitorëve turisteve, duke e sjellë fluksin në nivelet e periudhës së para pandemisë.

“Kishim lexuar dhe studiuar histori arti dhe e njihnim Apoloninë, historinë dhe rëndësinë e saj. Ndaj duke qene se ishim duke udhëtuar për në Greqi vendosën të kalonim nga Apolonia. Jemi befasuar nga mirëmbajtja, ekspozimi, objektet e ruajtura shumë mirë dhe vlerat artistike dhe kulturore që ato mbartin.”- tha turisti gjerman.
“Për herë të parë në Apoloni kam qenë në vitin 1996 dhe pas kaq vitesh po mrekullohem nga transformimet, jo vetëm në shërbimet në park por edhe në infrastrukturën rrugore që të çon drejt parkut.”– tha turisti francez. Dy të rinjtë durrsakë që prej vitesh jetojnë në Gjermani Zabiti dhe Marcela kanë zgjedhur pikërisht këtë vend të mrekullueshëm për të realizuar videoklipin e dasmës së tyre.

“Jemi shumë të apasionuar pas arkeologjisë, jetojmë në Durrës. Idea jonë e videoklipit ishte të ndërthurim të vjetrën me modernen dhe Apolonia ishte një vend perfekt.”- u shpreh çifti. Historia tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë si një alternativë mes rivierës dhe turizmit malor në Shqipëri.