Pas dëmtimit të Thibaut Courtois, Real Madridi është rikthyer në merkato për t’i dhënë Carlo Ancelottit një portier të ri. Kepa Arizzabalaga, “gardiani” i Chelsea, është në fokusin e Los Blancos.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, negociatat po vazhdojnë dhe portieri së shpejti mund të mbërrijë në Madrid me formulën e huazimit. Kepa Arrizabalaga u aktivizua në 29 ndeshje në sezonin e kaluar të Premier League, ndërsa vlen të theksohet se u transferua në Londër në vitin 2018 nga Athletico Bilbao.