Deputeti gjerman nga CDU, Knut Abraham e ka mbështetur letrën e ligjvënësve evropianë e amerikanë, dërguar Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe, ku kërkohet ndryshim i qasjes në raport me Kosovën dhe Serbinë.
Ai tha se kjo është një nismë shumë e mirë dhe në kohë. Abraham e ka shpërndarë shkrimin e deputetes britanike, Alicia Kearns, ndërsa ka shkruar se “kjo letër e ka mbështetjen time të plotë”.
Të hënën, për letrën e dërguar te sekretari amerikan i Shtetit, shefi i diplomacisë së BE-së dhe sekretari i Jashtëm britanik, kishte shkruar deputetja në Londër, Alicia Kearns. Letra ishte nënshkruar nga deputetë dhe kryetarë të komiteteve për Punë të Jashtme.