Interi akoma nuk ka gjetur sulmuesin e duhur për t’i bërë dhuratën e fundit trajnerit, Simone Inzaghi. Emri i fundit që po flitet në korridoret e zyrave të nënkampionëve të Europës është Eric Maxim Choupo-Moting i Bayern Munchen. Kalimi i Harry Kane te bavarezët e lë Choupo-Moting jashtë projektit të Thomas Tuchel dhe zikaltërit mund të përpiqen të përfitojnë nga kjo situatë.

34 vjeçari ka të gjitha cilësitë që kërkojnë Marotta dhe Ausilio në këtë periudhë gjuetie, me gjërat që sa vijnë e bëhen më të komplikuara. Kostoja e operacionit, siç raporton edicioni i sotëm i La Gazzetta dello Sport, është rreth 10 milionë euro, por do të jetë e nevojshme të kuptohet nëse kampionët e Gjermanisë do të ishin vërtet të gatshëm ta privonin veten nga shërbimet e futbollistit.