Mëngjesin e sotëm, në rrugën nr. 9, Velipojë, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë dhe është djegur në pjesën e përparme, një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit D. Y., 30 vjeç, banues në Shkodër.
Nga përhapja e flakëve është djegur pjesërisht edhe një automjet tjetër që ishte parkuar përpara automjetit tip “Volkswagen”, në pronësi të një shtetasi tjetër.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.