Bekim Rexhepi është dëshira e Dinamos. 26-vjeçari nga Shkupi u largua pak javë më parë nga Partizani, duke qenë i lirë dhe i gatshëm të pranojë ofertën më të mirë që do vijë në drejtim të tij.

Kampion me Partizanin një sezon më parë, Rexhepi pritet të jetë një bekim për katërkëndëshin e Dinamos, teksa portieri ka një përvojë të gjatë në Superligë. Me Skënderbeun dhe Partizanin, Rexhepi ka luajtur 71 ndeshje në elitën e Shqipërisë.

I dalë nga moshat Teteks, Rexhepi ra në sy te Shkëndija, kur u mor në huazim nga Skënderbeu në sezonin 2021-22. Prej asaj kohe portieri është pjesë e Superligës dhe pritet të bashkohet me Dinamon. Blutë kanë hedhur hapin e parë, duke i bërë ofertë portierit.

Kujtojmë se sezonin e shkuar ai ishte titullar te Partizani, duke dhënë një kontribut të madh që të kuqtë të shkonin në fund te trofeu i 17-të kampion në Superligë.