Disa avari të njëpasnjëshme në avion detyruan ministren e jashtme gjermane, Annalena Baernock të ndërpriste udhëtimin për në Australi, Zelandën e Re dhe ishujt Fitxhi. Pas një ndalese në Abi Dhabi dështoi edhe tentativa e dytë e vazhdimit të udhëtimit.
“Ne verifikuam, dhe planifikuam të vazhdonim turin por në fund, për fat të keq, nuk qe e mundur të avanconim me opsionet në dispozicion për udhëtimin në Indo-Paqësor pas daljes nga funksioni të avionit qeveritar”, u shpreh një zëdhënës i ministrisë.
Politikania e gjelbër mendoi se mund ta vazhdonte rrugëtimin me avion linje normale drejt Sidneit nga Abu Dhabi ku po qëndronte për shkak të defektit, por një zgjidhje e tillë nuk u konsiderua praktike, thanë pjesëtarë të delegacionit. Avioni qeveritar ka mbetur për momentin në tokë në Abu Dhabi. Ka pasur edhe më parë raste të përsëritura të avarive me këta avionë, të cilat kanë shkaktuar reagime të forta në Gjermani.
Në një udhëtim po të kryediplomates, Baerbock në vendet e Gjirit Persik në maj, për shkak të problemeve teknike, avioni Airbus nuk mundi të ngrihej në ajër dhe asaj iu desh ta zgjaste udhëtimin në Katar me një ditë.