Nedim Bajrami ka hapur llogarinë me golat në ndeshjet zyrtare me ekipin e Sasuolos që në sfidën e parë të edicionit. Mesfushori i kombëtares shqiptare ka shënuar sot në ndeshjen e Kupës së Italisë përballë Kozencës.
I rreshtuar mes titullarëve, Bajrami ka gjetur rrugën e rrjetës në fund të pjesës së parë të sfidës, falë një aksioni individual spektaklolar.
Pasi mori topin në krahun e majtë, ai dribloi tre lojtarë për t’u shfaqur i vetëm para portierit dhe më pas lëshoi një predhë drejt portës, duke shënuar golin e barazimit të përkohshëm 1-1.
https://streamin.one/v/d39c33af