Dritan Shano ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit në vend si vizita e kryeministres italiane Giorgia Meloni e cila la pushimet në Pulia dhe u ‘arratis’ për 3 ditë relaksi në bregdetin shqiptar dhe protestën e grekëve në Himarë për lirimin e Fredi Belerit apo dhe reagimet nga politikanët për arrestimin e tij. 

”Pavetëdija e deliri janë 2 sëmundje të rënda

Fakt: Në Shqipëri po pushon privatisht një prej Kryeministrave të G8 – që për nga rëndësia për ne, është kokë më kokë me Presidentin e USA.

Halabakët e 2 mileteve, për 5 shekuj nën otomanët merren me Belerin si epitomë e demokracisë”, shkruan Shano në Twitter.