Një ngjarje e rëndë është shënuar pak ditë më parë në Sirolo të Italisë, ku mbeti i vrarë 23-vjeçari me origjinë shqiptare, Klajdi Bitri.

I riu shqiptar humbi jetën teksa mbronte shokun e tij, i cili po konfliktohej me një person tjetër, me origjinë nga Algjeria. Ky i fundit e ka goditur të riun shqiptare me shtizë peshkimi.

Pas ngjarjes së rëndë ka reaguar dhe vëllai i viktimës, i cili ka kërkuar drejtësi nga autoritetet, ndërsa kërkon që trupi të kthehet në Shqipëri, ku jetojnë edhe prindërit e tyre.

Ndërkohë autori i kësaj ngjarjeje të rëndë, 27-vjeçari nga Algjeria është arrestuar dhe ndodhet në burg, me akuzën vrasje me dashje.

“Unë dua drejtësi. E pashë vëllain të vdiste para meje, të vrarë me indiferencë totale, pa e kuptuar as pse. Pa pasur kohë për të kuptuar se ai po vdiste”, ka deklaruar vëllai i Klajdi Bitrit.

“E pashë të zbehej gjithnjë e më shumë, krejt papritur, dhe nuk më përgjigjej më sepse kishte vdekur” shton ai. Nuk do të mund të vijnë në Itali. Ndihem i detyruar të zgjidh të gjitha dokumentet e nevojshme dhe ta sjell atë në shtëpi. Ai nuk ishte vetëm vëllai im, ai ishte edhe babai im. Ai ka punuar gjithmonë dhe vetëm për të më çuar në Itali, për të gjetur një jetë më dinjitoze”, ka deklaruar ai.