Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Elbasan ku dy adoleshentë dhe një 20-vjeçar kanë kërcënuar një person me pistoletë lodër.
Polica thotë se ka nisur hetimi në gjendje të lirë për  20-vjeçarin E. D., banues në Elbasan dhe për një 17-vjeçar, si dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar tjetër.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ata kanë kanosur me sende të forta (pistoletë lodër dhe shkop metalik), një shtetas 38 vjeç. Sendet e kundërligjshme u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.