Sulmuesi i Kombëtares, Ernest Muçi është pranë kalimit në La Liga. Celta Vigo është klubi i interesuar për 22-vjeçarin, teksa kanë nisur kontaktet me Legian e Varshavës dhe palët mund të gjejnë akordin së shpejti.
I blerë shkurtin e 2021 nga polakët, Tirana përfitoi 500 mijë euro nga transferimi, duke mbajtur edhe një pjesë të kartonit. Sulmuesi në dy sezone e gjysmë ka pësuar një rritje në lojë, duke marrë edhe besimin për një fanellë titullari.
E duket se Legia është gati për të shitur një nga talentet e ekipit, duke përfituar nga ana ekonomike. Në Spanjë do e prisnin krahëhapur Muçin, që duket se ka tifozë edhe në La Liga. Nëse gjithçka konfirmohet, një kalim i tij do jetë i bujshëm për sulmuesin e Kombëtares.