Kaos te Paris Saint-Germain në prag të sezonit të ri. Në fakt, është bërë e zakonshme në sezonet e fundit që klubi parizien të kalojë situata të ngjashme.

Drejtuesit e kampionëve të Francë nuk kanë vetëm çështjen “Mbappe” për të zgjidhur.

Problemit të sulmuesit i shtohet edhe lëkundja e pozicionit të trajnerit Luis Enrique, i emëruar në këtë detyrë më 5 korrik, pra vetëm një muaj më parë.

Prestigjiozja spanjolle “Marca” raporton se trajneri spanjoll po mendon të japë dorëheqjen, për shkak të situatave të paqarta te PSG.

Gjithçka nis nga situata e Mbappesë. Sulmuesi francez nuk u lejua të udhëtonte me skuadrën për në Japoni, për turneun aziatik, duke pasur parasysh dyshimet që ekzistojnë ende për të ardhmen e tij.

Gjithsesi, kësaj çështjeje i është shtuar edhe pozicioni i Luis Campos: sipas “Le Parisien”, drejtori sportiv i PSG-së mund të thotë lamtumirë në muajt në vijim dhe kjo do të krijonte shqetësim të madh te Luis Enrique, i dëshiruar shumë nga vetë Campos.

Në këtë dritare merkatoje, pra, me situatën e Mbappesë, marrëdhënia mes Campos dhe Al-Khelaifi është përkeqësuar më tej.

Për momentin, megjithatë, Enrique pret të kuptojë nëse “krizat” brenda PSG-së do të zgjidhen dhe se çfarë do të ndodhë me situatën e Mbappe-s, para së gjithash.

Më pas do të duhet të sqarohet pozicioni i Campos: vetëm atëherë do të kuptohet plotësisht nëse Luis Enrique do të tërhiqet vërtet nga PSG. Një situatë e pabesueshme te PSG.