Një i ri ka humbur jetën ditë e sotme në Durrës, pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i katërt i një pallati. Sipas informacioneve të policisë, 25-vjeçari me iniciale A.Th., vuante nga problemet e shëndetit mendor.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak/Paraditen e sotme, në lagjen nr.17, Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht, nga kati i katërt i një pallati, shtetasi A. Th., 25 vjeç (sipas deklarimeve të familjarëve, vuante nga probleme të shëndetit mendor). Si pasojë, 25-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.