NJU JORK- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Nju Jork ku ka humbur jetën një foshnje 14 muajshe. Mediat e huaja raportojnë se foshnja u la në makinën për 8 orë në sedijen e pasme nga gjyshja e saj e cila e kishte harruar brenda. 54-vjeçarja harroi të linte beben në ambientet e kujdesit ditor para se të shkonte në punë. Kur mbaroi punën dhe shkoi për të marrë foshnjën, kuptoi që kishte lënë beben në automjetin e saj gjatë gjithë turnit.
“Përafërsisht tetë orë më vonë, gruaja shkoi për të marrë fëmijën në kujdesin ditor, që ndodhet në Redwood Lane në Smithtown, dhe kuptoi se e kishte lënë fëmijën në automjetin e saj,” tha policia. Ky është rasti i 15-të që ndërron jetë këtë vit për shkak se i harrojnë në automjete, në Nju Jork.