Një biznesmen gati sa nuk ka rënë pre në rrjetën e një mashtruesi 39-vjeçar, i cili përvetësonte shuma të konsiderueshme parash nga biznesmenë të ndryshëm, të cilëve iu hiqej si zyrtar i lartë në institucione dhe në këmbim të shumave monetare, u premtonte tendera të ndryshëm.
Indrit Aliu u arrestua pasi një biznesmen bëri kallëzim në Policinë e Tiranës, pasi kishte arritur të kuptonte se ishte mashtruar.
“Investimin” në mashtrim Aliu e kishte avancuar duke hapur edhe një zyrë për të joshur viktimat që ai pikaste për t’i mashtruar.Ai u premtonte atyre se do t’i ndihmonte me tendera ne Ministrinë e Infrastukturës, kryesisht ne akvititetin e minierave dhe te ndërtimit.
Ai u deklaronte biznesmenëve se kishte njohje brenda ministrisë dhe kundrejt shumave te parave mund t’u jepte tenderat qe ata kërkonin. Aliu rezulton i dënuar më herët për të njëjtën vepër penale, në 2011-ën me 10 vite burg.