Një 26-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Kanada, mëngjesin e së shtunës (20 gusht).
I riu mësohet se është Granit Ahmeti, i cili punonte në një kompani karrotrecësh në Otava.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, policia u thirr në një adresë në Farmers Way rreth orës 3:45 të mëngjesit, dhe gjetën me shenja jete të riun e plagosur me arme zjarri, por ai nuk ka mundur t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë, si dhe kanë sekuestruar kamerat e bizneseve në zonë, me qëllim identifikimin e autorit.
Ende nuk dihen motivet e krimit të rëndë, apo ndonjë person i dyshuar që mund të kishte konflikte me të riun shqiptar.