Nga Eduard Zaloshnja/
Revista Monitor raporton se 81% e inflacionit aktualisht gjenerohet nga mallrat dhe sherbimet e brendeshme dhe vetem 19% nga ato te importuara. E kundert ka qene situata vjet, kur inflacioni ishte pothuaj i teri i importuar.
Renia drastike e inflacionit të importuar shpiegohet me renien e pergjithshme te inflacionit ne tregjet ku blejne importuesit tane, ndersa rritja e inflacionit te brendshem shpiegohet me mbivleresimin e lekut ne tregun e brendshem valutor (leku eshte mbivleresuar pothuaj 20% ne krahasim me valutat kryesore gjate 12 muajve t fundit). Objektivi kryesor i Bankes se Shqiperise eshte qe ta mbaje inflacionin nen kuoten 3%. Vjet, kur pothuaj i gjithe inflacioni ishte i importuar, ajo kishte fare pak instrumenta ne dore per ta ulur ate. Ndersa tani, kur inflacioni gjenerohet kryesisht nga mallrat dhe sherbimet e brendeshme, Banka e Shqiperise mund te perdore dy instrumente per ta ulur ate.
Se pari, ajo mund te rrise blerjet e valutave ne tregun e brendshem, duke shtuar rezerven valutore te Shtetit Shqiptar. Ne kete menyre, kursi i euros mund te rikthehet ne mesataren historike 1 euro bara 120 leke (shihni grafikun shoqerues). Nje nderhyrje e tille do te rikthente edhe ekuilibrin mes eksporteve dhe importeve, qe u prish nga pikiata e euros se ketij viti.
Gjithashtu, Banka e Shqiperse mund te perdore me moderacion edhe instrumentin tradicional te intersisit baze baze bankar, per te sjelle ekuiliber ne qarkullimin monetar ne vend, me synimin qe oferta e mallrave dhe sherbimeve vendase te rritet. Me rritjen e ofertes se brendeshme edhe presioni i brendshem inflacionist do t ulet, nderkohe q inflacioni ne tregjet e huaja nga importojme vazhdon te bjere. Gjate muajit gusht, kur qindra mijra turiste dhe emigrante vizitojne Shqiperine, eshte e veshtire qe nderhyrjet e Bankes te kene ndonje ndikim ne tregun valutor. Por ne 4 muajt e tjere te vitit, nje nderthurje agresive e politikave monetare e valutore mund te sjellin nje ekuiliber te kursit te kembimit valutor dhe te inflacionit ne kuotat mesatare historike.