Një grua ka bërë denoncimin në polici pasi prej 5 ditësh ka humbur kontaktet me vajzën e saj 18 vjeçare.
Denoncimi është bërë në komisariatin e Fierit.
“Në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim shtetasja R. H., 39 vjeçe, se në datë 09.08.2023, i është larguar nga banesa, vajza e saj 18 vjeçe, dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 18-vjeçares”.