E afroi në merkaton e verës falas, por Eslit Sala duket se do i kushtojë shtrenjtë Vllaznisë. Valleta në Maltë, ish-skuadra e mbrojtësit ka paditur në FIFA shkodranët, teksa organizmi botëror i futbolli i ka dhënë të drejtë Valletas, me Vllazninë që do detyrohet të paguajë 80 mijë euro për mbrojtësin.
Gjithçka lidhet me taksën e formimit, ndërsa nga ana e tyre maltezët pretenduan se kishin të drejtën e një shume për lojtarin. FIFA i ka dhënë të drejtë ishullorëve, ndërsa te Vllaznia nuk kanë ndenjur duarkryq duke e dërguar çështjen në CAS e Lozanës.
Shkodranët kanë një argument të fortë për të hequr “gjobën” 80 mijë euroshe, duke treguar se lojtari kishte mbushur 23 vjeç kur hodhi firmën te Vllaznia. I datëlindjes 9 maj 2000, Sala debutoi me Vllazninë në Conference League si edhe në fitoren e javës së parë të Superligës kundër Kukësit (3-1).
Kujtojmë se Sala është produkt i futbollit shkodran dhe ka qenë pjesë e moshave të Akademisë AAS nga 2016-2019.