Trajnerët Pep Guardiola dhe Mikel Arteta kanë zgjedhur titullarët e Manchester City-Arsenal, finalja e Superkupës së Anglisë.

Që do të transmetohet live në SuperSport 2 (17:00). 16 herë e ka fituar këtë trofe skuadra londineze. Ndërsa Manchester City vetëm 6 herë.

Mateo Kovacic, blerja e Citizens nga Chelsea, e fillon këtë sfidë nga minuta e parë në mesfushë. Ndërkohë që mes shtyllave rreshtohet gjermani Stefan Ortega.

Në krahun tjetër debutojnë tre futbollistë zyrtarisht me Arsenalin. Declan Rice, Kai Havertz dhe mbrojtësi Jurrien Timber janë përzgjedhur si titullarë nga Arteta.