Një familje që po shijonin vizitën me të voglin e tyre në plazhin Carrum Beach në Melbourne, Australi, vërejtën një objekt misterioz në sfondin e fotos së tyre që u prishi krejtësisht entuziazmin.

Fotoja me fëmijën e vogël ka ndezur gjithashtu një debat të ashpër online për natyrën e detajit që shihet në ujërat prapa tyre. Fotoja e babait me fëmijën e vogël që luajnë në plazh pranë ujit duket mjaft e pafajshme. Babai dhe fëmija buzëqeshin nga kamera teksa nëna e tyre bën foton, por kur u kthyen në shtëpi ata panë diçka të vogël në ujin prapa tyre, që duket si flatra e kurrizit të një peshkaqeni.

Më herët shërbimet e sigurisë së plazhit kishin njoftuar për pikasje peshkaqenësh dhe tashmë familja donte të dinte nëse dita e parë në plazh e fëmijës së tyre përkonte me shfaqjen e një peshkaqeni. Në postimin e imazhit autoritetet thonin: “Dje ne bëmë një postim për shfaqje peshkaqenësh në afërsi të plazheve, dhe më pas morëm këtë imazh nga një familje që ishin në Carrum Beach, ku duket diçka në ujë prapa tyre, a është një peshkaqen?”

Më shumë se 150 njerëz kishin komentuar në status, secili me teorinë e tij për kafshën misterioze. Një person shkruante: “Mund të jetë një peshkaqen banxho por gjithsesi duket shumë i vogël”.

Një tjetër shtonte: “Mua më duket si një zog që po fluturon ….”

Në rajonin australian të Victoria prej 30 vitesh nuk ka vdekje nga pashkaqenët, por plazhistëve u kërkohet të bëjnë kujdes kur hyjnë në ujë.