Me 36 gola në 35 ndeshje në Premier League, rekord i ri ky ishull, me “tripletën” e famshme në xhep, nuk kishte asnjë dyshim që Erling Haaland do të shpallej lojtari i vitit në Angli. “Bomberi” norvegjez përjetoi një sezon ëndrrash me Man.City, ku në vitin e tij të parë, fitoi gjithçka ishte në lojë. Sindikata e Futbollistëve Anglez zgjodhi me shumicë votash Haaland si “Lojtarin e Vitit”, duke lënë pas në këtë garë dy shokët e tij të skuadrës John Stons dhe Kevin De Bruyne.

Lojtari i ri më i mirë i vitit u zgjodh Bukayo Saka i Arsenal.

Ekipi i Pep Guardiolas dominoi edhe formacionin më të mirë të vitit me plot 5 lojtarë: Stons, Dias, Rodri, De Bruyne dhe Haaland. Arsenal, ekipi që rivalizoi Man.City deri në fund në garën për titullin kampion, u përfaqësua me tre lojtarë, Saliba, Odegard dhe Saka. Pjesë e formacionit ideal ishte edhe Harry Kane, i transferuar tashmë te Bayern Munich.