Ajo është njëra nga këngëtaret shqiptare që përveç muzikës komentohet vazhdimisht edhe për stilin e veçantë.

Bëhet fjalë për Nora Istrefin, e cila i ka qëndruar besnike stilit të saj që nga fillimi i karrierës. Bukuroshja, e ndjekur vetëm në Instagram nga mijëra njerëz, së fundmi ka shpërndarë disa imazhe të reja.

Zeshkania shfaqet në formë të mahnitshme në fustanin e zi me dekolte të hapur te gjoksi.
Krijuesja e hitit “Ciao” ka marrë vëmendje me linjat trupore, ndonëse është mjaft aktive me ushtrime në palestër.