Fotoja historike e ish presidentit Doland Trump, gjatë dorëzimit tek autoritetet në Xhorxhia ku po hetohet për disa vepra penale, është përdorur menjëhere për të bërë stampime në objekte dhe veshje të ndryshme.

Bluza, gota, postera dhe kapele kanë dalë menjëherë në shitje në njësi të ndryshme në Los Angeles në SHBA.

Në foton e stampuar Trump shihet me kravatë të kuqe, flokë që shkëlqejnë dhe pamjen si të ngrirë para aparatit fotografik në shkrepjen që hyri në historinë e SHBA-së.

Një nga ideatorët e stampimit të bluzave tha se ishte një rast i rrallë dhe mendoi që këtë foto të pazakontë ta përdorte për bluze dhe objekte të ndryshme.

Ata që e blenë këtë bluze thanë se ishte e këndshme të mbaje të veshur një bluze me foton e Trump, kur ai u dorëzua tek autoritetet.