Orë vendimtare për situatën financiare të Barcelonës. Katalanasit janë pranë arritjes së marrëveshjes me Fondin Gjerman për shitjen e 5% të aksioneve të Barça Studios, operacion ky që do t’u siguronte kampionëve të Spanjës 20 mln euro.
“Blaugranat” së fundmi kanë arritur të sigurojnë afërsisht 30 mln nga shitja e dyshes Kessie-Dembele, ndërsa marrëveshja e fundit e klubit katalanas me Fondin Gjerman, pritet të zgjidhë problemet financiare të klubit.
Dritë në fund të tunelit për Barcelonën, që tashmë duhet të nisë menjëherë nga puna për federimin e lojtarëve deri para të dielës. Manovrat ekonomike të presidentit Johan Laporta kanë ardhur gjithmonë si një zgjidhje për klubin, i cili vuan jo pak pasojat ekonomike të shkaktuara nga COVID-19, por edhe të keqmenaxhimit të presidentit të mëparshëm Josep Maria Bartomeu.
Klubi katalanas shpenzoi plot 400 mln Euro për treshen: Coutinho-Griezmann-Dembele, për ti shitur ata për vetëm 90 mln, me pak fjalë një vetëvrasje për kampionët e Spanjës.
Gjithsesi problemet e së shkuarës duhet të lihen pas dhe klubi tashmë duhet të fokusohet në problemin më të madh që ka aktualisht, atë të federimit të lojtarëve.
Problem i cili me marrëveshjen e fundit pritet të zgjidhet. Barcelona do të vizitorë kryeqytetin këtë të diel për tu përballur me Getafen dhe Objektivat e klubit janë që të luftojnë për të gjithë trofetë në këtë sezon