Pas gafës së tre muajve më parë, kur ngatërroi Erion Veliajn me këngëtarin flokegjate Joe Walsh te grupit The Eagles, Berisha ka lëshuar një tjetër mufke live në konferencë për mediat sot. Berisha e akuzoi Veliajn se ka takuar biznesmenët e huaj Franco Tosi dhe Bruno Presezzi.

Por mjafton një verifikim i thjeshtë dhe rezulton e gjitha është një fake news, që në fakt jo vetëm Berisha, por dhe stafi i tij dhe mediat e opozitës kanë rënë pre pasi nuk kanë bërë asnjë verifikim.

Franco Tosi dhe Bruno Presezzi nuk janë individë të gjallë, por emrat e kompanive të tyre të njohura. Franco Tosi njeri ka vdekur para 100 e ca vitesh. Tani ka mbetur kompania me emrin e tij. Edhe Bruno Presezzi është ndërmarrje, jo biznesmen. Ky ngatërrim ka shkaktuar shpërthime të shumta të humorit dhe diskutimeve në mediat sociale. Edhe më herët Sali Berisha është kthyer disa here ne objekte talljeje dhe meme. Gjatë fushatës, ai u përpoq të bëjë sa më të besueshëm për publikun një gënjeshtër të trashë të shpikur prej tij, se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka lidhje me Iranin dhe se sipas tij, ai e ka vizituar atë vend në vitin 2008. Për ta ilustruar këtë, Berisha publikoi në ‘Opinion’ edhe një fotografi, ku shfaqej një person me flokë të gjata, për të cilin deklaroi se ishte Erion Veliaj i maskuar me paruke, gjatë vizitës së tij në Iran. Është e habitshme se si edhe gazetarët e ftuar në studio e pohuan diçka të tillë, pa bërë asnjë verifikim gazetaresk.
Personi që Sali Berisha nxori në fotografi dhe deklaroi se ishte Erion Veliaj me paruke, në fakt ishte kitarristi i grupit të famshëm rock “The Eagles”, Joe Walsh, ndërsa vetë fotografia është shkrepur në vitet 1970. Mjafton një kërkim i thjeshtë në Google dhe mashtrimi i Berishës bie lehtësisht. Joe Walsh sot është 75 vjeç, ka thuajse të njëjtën moshë me Sali Berishën.