Një postim, shumë mirënjohje dhe një sqarim!
Të nderuar miq, kolegë, të njohur dhe të panjohur!
Sot portalet dhe shumë miq në fb kanë postuar statuse dhe lajme të situatës shëndetësore të vajzës sime Luna, natyrisht me dëshirën e mirë duke bërë lutje dhe ndihmë për shërimin e saj. Ka 5 muaj në fakt që vajza ka probleme shëndetësore dhe ndodhet për kurim në Berlin në Gjermani. Porosia e vajzës që kur ndodhi kjo situatë e papritur ishte që unë të mos postoja asgjë, sepse nuk duam që vështirësia dhe halli ynë, të bëhet objekt diskutimi edhe për ndonjë spekullum të pamerituar që na lëndon qoftë edhe padashje mëshumë se sëmundja e saj. Unë vërtet kam patur nevojë për financa, sepse dihen çmimet atje, por falë miqve që kam ia kam dalë dhe ju jam shumë mirënjohës nga zemra. Unë e kuptoj dëshirën tuaj, por ju lutem nuk dua postime dhe lajme, sepse qetësia e vajzës më duhet më shumë se asgjë tjetër në këto momente. Në dyert e shtetit realisht nuk kam trokitur, madje një telefonatë e ministres Ogerta Manasterliu sot, më kërkoi ta takoja për të qënë pranë meje. Unë i shpreha mirënjohjen, madje e falenderoj për interesimin atë, ashtu si edhe drejtorin e përgjithshëm të RTSH zotin Alfred Peza që më është gjendur pranë në këto momente të vështira. Ndaj ju lutem rrjeteve sociale, miqve në fb apo kolegëve të televizioneve, të më mirkuptojnë. Mjaft me postime dhe thirrje për kontribute!
Luna ka nevojë vetëm për lutjet tuaja!🙏🙏 Ju faleminderit dhe miliona herë mirënjohje!